Dy vet aksidente kanë ndodhur dje në rajonin e Gjilanit, me ç’rast janë lënduar dy persona.
Sipas policisë në fshatin Domorovc të Gjilanit, ka ndodhur një vet aksident ku i përfshirë ka qenë një automjet civil me drejtues mashkull shtetas i Serbisë i cili nga pakujdesia duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit, humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke e goditur një shtyllë elektrike.
“Si pasojë e aksidentit, për veç dëmeve materiale, i lënduari pas marrjes së ndihmës mjekësore në Gjilan, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Në rastin tjetër në rrugën Novobërdë-Llabjan, ka ndodhur një vet aksident ku i përfshirë ka qenë një motoçikletë me drejtues mashkull kosovar i cili nga pakujdesia duke mos e përshtatur shpejtësinë e humb kontrollin dhe rrëzohet nga motoçikleta.
“Si pasojë e aksidentit, për veç dëmeve materiale, i lënduari pas marrjes së ndihmës mjekësore në Gjilan, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/