Telegrafi

Dy versione të fuqishme të BMW X4 nga të gjitha këndet (Foto)

Gjigandi gjerman BMW ka nisur një galeri të zgjeruar me foto të SUV-it të saj të ri X4.

Coupe SUV, i quajtur G02, u lansua në fillim të marsit dhe BMW në fokusin e tij të ri fokusohet në dy versione të fuqishme – xDrive30i dhe M40d.

XDrive30i ka katër cilindra 2.0 litra me 252 kuaj fuqi dhe ndërrues  Steptronic me tetë shpejtësi.

Vetura përshpejton 0-100 km/h në 6.3 sekonda me një shpejtësi maksimale prej 240 km/h, që është një shifër serioze kur bëhet fjalë për një automjet 1.8 ton. /kp/Telegrafi/