Portieri i Tigres, Nahuel Guzman bëri një truk magjik për të shpërqendruar lojtarin e Vancouver Whitecaps në ndeshjen e tyre në Leagues Cup – dhe në fakt funksionoi.
Një total prej 47 skuadrash konkurrojnë në turne, duke përfshirë Inter Miamin e Lionel Messit, Real Salt Lake, Nashville dhe Toluca, të cilët janë kualifikuar për në raundin e 16-të.
Dhe të premten mbrëma në BC Place, gjigantët e Liga MX Tigres rezervuan vendin e tyre në fazën tjetër falë portierit Nahuel Guzman, i cili priti një penallti dramatike në fitoren e tyre kundër Vankuverit.
Legendary Newell's goalkeeper Nahuel Guzmán with some interesting tactics during a penalty shootout last night with Tigres.
Never change, Paton 🤣pic.twitter.com/GNDAhZ0eFt
— Newell's Old Boys – English News (@Newells_en) August 5, 2023
Guzan, i njohur gjithashtu si “El Paton”, priti gjuajtjen e mbrojtësit të Vankuverit, por përpara se ta bënte këtë, ai bëri një nga gjërat më të rastësishme që kemi parë ndonjëherë në një fushë futbolli.
Përpara se të bënte të ashtuquajturin truk magjik, Guzman mund të shihet gjithashtu duke bërë në një përpjekje për të shpërqendruar kundërshtarin.
Ai filloi të nxirrte nga goja një “litar magjik”, para se t’i priste goditjen e lojtarit të Vancouver. /Telegrafi/
🧞♂️ No trates de entender el Nahuelismo, solo disfrútalo. pic.twitter.com/OLChhwt2jI
— Club Tigres 🐯 (@TigresOficial) August 5, 2023