Site icon Telegrafi

Dy vëllezër shqiptarë humbën jetën në aksident komunikacioni në Itali

Dy vëllezër shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Chessa, në komunën e Scansano të Italisë, mëngjesin e sotëm (e shtunë 2 prill).

Të përfshirë në aksident ishin dy automjete, ndërsa dy vëllezërit e vdekurit kanë qenë të njëjtën makinë.

Viktimat janë dy vëllezër me origjinë shqiptare, të cilët banonin në Arcile. Ata lënë pas 5 fëmijë, njëri prej të cilëve në pritje.

Një person i tretë që ishte në timonin e makinës së dytë ka mbetur i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse ato që kanë nxjerrë nga makina trupat e dy vëllezërve.

Sipas ndërtimit të dinamikës së ngjarjes dy makinat (një Peugeot dhe Audi) po udhëtonin në drejtime të kundërta: njëra drejt Scansano-s, tjetra drejt Grosseto-s, kur u përplasën kokë më kokë.

Peugeot, u zhyt në kanal në buzë të rrugës, ndërsa Audi kishte më pak dëme./oranews/

Exit mobile version