Mediat në Maqedoni, duke raportuar rreth rrëzimit të një aeroplani në Shkup, kanë bërë të ditur se dy nga gjashtë viktimat janë dy vëllezër nga Kosova.
Mirëpo, në një reagim nga “Kosovo Fly Academy” të ardhë në adresë të Telegrafit, thuhet se lajmi nuk është i vërtetë.
“Lajmi se është rrëzuar një aeroplan është i vërtetë, por se ata janë vëllezër nuk është i saktë”, ka thënë menaxheri i “Kosovo Fly Academy”. /Telegrafi/
———————————————-
Dy vëllezër me mbiemrin Begaj janë gjetur të vdekur në aeroplanin e rrëzuar në afërsi të Shkupit
Dy vëllezër me mbiemrin Begaj, kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Shkupit, raporton Alsat.
Që të dy e kanë humbur jetën së bashku me katër shtetas italianë. Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, njëri prej vëllezërve quhet Visar Begaj, dhe të dy janë investitorë.
Qëllimi i udhëtimit, ka qenë iniciativa e dy vëllezërve investitorë kosovarë, të cilët kanë dashur të hapnin një klub për fluturime në Istog.
Mediat italiane raportojnë se Aeroplani ishte destinuar të ulej në Shkup, për të bërë një kontroll teknik./Telegrafi/