Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur në Meksikë, raportohet të jenë qëlluar për vdekje nga hajnat që kërkuan gomën e tyre rezervë u tha nga zyra e kryeprokurorit.
Familjarët e Jake dhe Callum Robinson nga Australia dhe të amerikanit Jack Carter Rhoad, kanë identifikuar tre trupat e pajetë, transmeton Telegrafi.
Trupat e tyre ishin hedhur në një bunar prej 15 metrash të thellë. Treshja që nga java e kaluar ishin zhdukur derisa kishin shkuar për të bërë “surfing” në veri të qytetit meksikan Ensenada, dhe kishin postuar fotografi nga plazhi në rrjetet sociale.
Hajnat kishin parë veturën dhe çadrën dhe u kishin kërkuar gomën rezervë, por ata me gjasë kishin refuzuar ta japin, tha prokurorja Maria Elena Andrade Ramirez.
Ajo theksoi se trupat e tyre ishin dërguar në një zonë të largët dhe ishin hedhur në një bunar. Policia gjeti edhe një trup tjetër të pajetë që besohet se hajnat e kishin hedhur në bunar më herët.
Deri më tani tre persona janë marrë në pyetje lidhur me vrasje, përfshirë një i njohur me nofkën Kekas. /Telegrafi/