Imunizimit në Maqedoni i shtohen edhe dy vaksina të reja, ajo për pneumokok dhe rota virus, duke e bërë kështu lidere në rajon në këtë sferë.
Nga viti i ardhshëm, dy vaksinat e reja do të bëhen obligative për të gjithë bebet në Maqedoni.
Këto vaksina janë zëvendësim për dy të tjera, të vjetruar. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se me këtë rast do të formohet edhe një Komitet për imunizim, që do të ketë detyrë të mbikëqyr procesin e imunizimit nga importi, mënyra e shpërndarjes, deponimit, aplikimit, etj. /Telegrafi/