Telegrafi

Dy vajza sulmohen jashtë një shkolle në Los Angeles – publikohen pamjet e grabitjes së tyre

Dy vajzave iu tërhoqën flokët dhe u grabitën telefonat ndërsa po shkonin në shkollë, njoftoi Departamenti i Policisë së Los Angelesit.

Policia po kërkon ndihmën e njerëzve për të arrestuar katër të dyshuarit e përfshirë në grabitje, e cila ndodhi në bllokun 7200 të Melrose Avenue pranë shkollës së mesme FairFax.

Dy vajzat ishin duke shkuar për në shkollë kur dy të dyshuarit shkuan pas tyre dhe i tërhoqën për flokë, raporton nypost.

Video e vëzhgimit nga brenda një dyqani të publikuar tregojnë vajzat duke ecur në trotuar, kur papritmas dy gra vrapojnë pas vajzave dhe i sulmojnë ato, megjithëse pjesa më e madhe e sulmit është e bllokuar nga pamja për shkak të një dritareje të errët.

Policia tha se të dyshuarit kërkuan që vajzat t’i dorëzonin celularët e tyre dhe i tërhoqën flokët e tyre derisa të përmbusheshin kërkesat e gravitësve.

Gjatë sulmit dy të dyshuar të tjerë, të përshkruar nga policia si meshkuj me ngjyrë të cilët po vepronin si vëzhgues, shfaqen në ekran përpara se të iknin me të dyshuarit e tjerë.

Të katër të dyshuarit u larguan me një sedan të zi me xhama të lyer, njoftoi policia. Nuk është e qartë nëse dy viktimat ishin nxënës të shkollës së mesme FairFax.

Zona zakonisht e sigurt e Melrose-Fairfax ka qenë synim i grabitësve gjatë vitit të kaluar. Në nëntor, një grup prej të paktën pesë burrash shkuan në shtëpinë e një banori dhe kërkuan sende me vlerë gjatë një grabitje të armatosur vetëm gjysmë milje larg grabitjes së të mërkurës. /Telegrafi/