Telegrafi

Dy vajza përleshen mes vete, në mes të një rruge në Antalia të Turqisë (Video)

Zënka mes dy të rejave, njëra prej të cilave ende nxënëse, është regjistruar sekondë pas sekonde nga disa dëshmitarë okularë në Antalia të Turqisë.

Fillimisht ato u zunë me fjalë për arsye ende të paditura, ndërsa më pas filluan të goditeshin me grushte dhe shpulla.

Vajza me iniciale B.Ş. e kapi nga flokët H.Y., dhe e rrëzoi përtokë. Në mes u futën disa shoqe, por pa rezultat.

Pasi i shtyu edhe ato B.Ş kapi nga flokët H.Y. dhe ia përplasi kokën disa herë për asfalt.

Pas ngjarjes që zgjati rreth një minutë, përcjell tvklan.al, B.Ş. u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa vajza tjetër mezi lëvizte e shtrirë.

Pasi u dërgua me shpejtësi në spital, ku edhe mori mjekimin e nevojshëm, H.Y. së bashku me të atin paditën në polici dhunuesen.