Policia në Utah tha se u befasua kur gjeti të mërkurën një vajzë nëntëvjeçare duke vozitur një makinë, derisa brenda ajo ishte me motrën e saj katërvjeçare e cila ishte e ulur në vendin e pasagjerit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, motrat iu thanë oficerëve se ato po shkonin në Kaliforni sepse donin të “notonin në oqean”.
Ato e voziten makinën në dy rrugë kryesore, goditën një makinë tjetër dhe pastaj u përplasën përballë një kamioni, tha policia në Twitter.
Të dyja vajzat i kishin vendosur rripat e sigurimit dhe nuk kanë pësuar lëndime.
Officers got quite a surprise when they responded to an accident this morning & discovered the driver was a 9yo girl. The young girl & her 4yo sister apparently snagged the keys to the family car while their parents were sleeping & set out on their own summer adventure. #wvc pic.twitter.com/evHq3DiBRC
— WVC Police (@WVCPD) June 2, 2021
Departamenti i Policisë së Qytetit West Valley të Utah tha se vajzat u zgjuan rreth orës 3 të mëngjesit të mërkurën dhe morën makinën derisa prindërit po flinin në shtëpinë e tyre në West Jordan. /Telegrafi/