Dy ushtarë turq u vranë sot në një sulm kamikaz në veri të Sirisë, ku Ankaraja mbështet një ofensivë të rebelëve sirianë kundër qytetit Al-Bab kontrolluar nga Shteti Islamik, njoftoi agjencia turke e lajmeve Dogan.
“Dy ushtarë ranë si martirë në kuadër të Operacionit Mburoja e Eufratit”, theksoi Dogan.
Stacioni informativ turk NTV njoftoi gjithashtu se dhe një ushtar i tretë ishte plagosur në këtë sulm.
Të paktën 18 ushtarë turq janë vrarë në Siri që prej fillimit të një ofensive të pazakontë në gusht për të larguar grupin e Shtetit Islamik dhe milicët kurdë drejt jugut.
Muajin e kaluar, katër ushtarë turq u vranë në rajonin e Al-Bab nga një goditje ajrore kryer nga regjimi sirian, sipas Ankarasë.
Moska përgjenjeshtroi çdo përfshirje të forcave të saj dhe atyre të Damaskut në bombardime. /kp/