Dy ushtarë amerikanë u “sulmuan fizikisht” në qytetin port të Izmirit në perëndim të Turqisë, nga anëtarë të një grupi të rinjsh anti-amerikan, thanë autoritetet.
Pesëmbëdhjetë sulmues të dyshuar u arrestuan në sulmin ndaj dy pjesëtarëve të ushtrisë amerikane, të cilët ishin të veshur me rroba civile në kohën e incidentit.
Pesë ushtarë të tjerë amerikanë u bashkuan në incident pasi panë sulmin e dhunshëm, thanë zyrtarët, transmeton Telegrafi.
Të arrestuarit ishin anëtarë të Unionit Rinor të Turqisë (TGB), një degë rinore e Partisë opozitare nacionaliste Vatan.
Policia ka ndërhyrë në incident dhe autoritetet po kryejnë një hetim, thanë zyrtarët.
“Ne mund të konfirmojmë raportet se ushtarët amerikanë që shërbejnë në luftanijen USS Wasp, ishin viktima të një sulmi në İzmir sot dhe tani janë të sigurt”, tha ambasada e SHBA në Turqi në X.
“Falënderojmë autoritetet turke për reagimin e tyre të shpejtë dhe hetimet e filluara”, u tha ndër tjera në postimin e ambasadës amerikane në Turqi. /Telegrafi/
The Turkish Youth Union (TGB) put a sack on the head of an American soldier serving on the US warship (USS Wasp) anchored in the port of Izmir.
The group chanted the slogan “Yankee, go home!” pic.twitter.com/JxCLJ5ToPa
— Mehmet Şar (@mehmetsar_) September 2, 2024