Site icon Telegrafi

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin – nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Rusia shënoi përvjetorin e “Ditës së Fitores” dhe presidenti rus, Vladimir Putin padyshim e përdori mundësinë për të goditur Perëndimin dhe për të folur për fuqinë e vendit të tij.

Ngjarja patriotike i shërbeu edhe për të trimëruar ushtrinë e tij duke treguar se si Rusia kishte fituar kundër Gjermanisë naziste 79 vjet më parë.

Megjithatë, mes gjithë spektaklit, pati disa momente më pak se magjepsëse që lanë nën hije organizimin në kryeqytetin rus, Moskë.

Sipas një video të shpërndarë nga gazeta e Evropës Lindore, Nexta, dy oficerë dukej se nuk e përshëndesnin shefin e tyre ndërsa ai po i shtrëngonte duart një varg njerëzish me uniformë ushtarake.

Bëhet fjalë për nënkryetarin e Shkollës së Trupave Ajrore Ryazan, kolonel Sergei Molochnikov dhe kreun e Akademisë së Ministrisë së Emergjencave, gjenerallejtënant Viktor Panchenko.

Lexo po ashtu Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Incidenti u bë edhe më i dukshëm sepse presidentin e përshëndetën të gjithë me radhë, përveç dy oficerëve.

Ndryshe, ceremonia ishte e zbehtë pasi që shumicën e armatimit ushtria ruse e ka dërguar në Ukrainë, ku po vazhdon pushtimin që nga 24 shkurti i vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version