Brenda një viti do të kuptohet se çfarë në të vërtet përmban ajri ambiental në Shkup dhe Tetovë, përfshirë edhe ndotjen me grimcat PM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinorë, u ka ofruar mbështetje financiare Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Shtipit për t’u marrë me këtë hulumtim, ndërkaq ekipet shkencore do të vendosin pajisje në disa vende, ku ndotja është më e theksuar në këto dy qytete.
Marrëveshja është nënshkruar në Shtip ndërmjet ministrisë dhe Universitetit ”Goce Dellçev” në Shtip, ndërkaq do të sigurohen 2.5 milionë denarë nga ministria përkatëse për projektet, ”Ekspozimi personal i popullatës së Shkupit dhe Tetovës i grimcave respirabile”, dhe ”Monitorimi dhe hartëzimi i normës së zhurmës në mbjedisin urban”.
Ministri Nurhan Izairi ka paralajmëruar zgjerimin e stacioneve matëse të ndotjes së ajrit në Maqedoni./Telegrafi/