Telegrafi

Dy herë u dënua, por nuk hoqi dorë, Gatlin: Dua të jem frymëzim për atletët e rinj (Video)

Justin Gatlin shpreson se atletika do të jetë krenar për të si kampion bote dhe dëshiron që fitorja e tij t’i frymëzojë të tjerët për t’u kthyer nga gabimet.

Atleti 35-vjeçar amerikan, dy herë është dënuar për doping, por asnjëherë nuk u dorëzua dhe luftoi deri në ditën e djeshme kur u shpall kampion bote në Londër,

Ai ka mposhtur tetë herë kampionin olimpik Usain Bolt, duke lënë në vendin e tretë.

“Unë jam rikthyer sërish në sport. Kam punuar shumë, duke u ballafaquar me dënimet”, tha ai për BBC Sport.

“Unë dua t’i frymëzoj atletët e tjerë që të jenë më të mirë, sidomos të rinjtë. Kam dashur t’iu jap një shembull se pavarësisht gabimeve, ju mund të ktheheni, të punoni shumë dhe të fitoni”, tha Gatlin. /Telegrafi/