Policia e Skraparit u ka dalë në ndihmë dy turisteve të huaja, pasi këtyre të fundit u ishte prishur motoçikleta më të cilën po udhëtonin.
Sipas njoftimi të lëshuar nga Policia e Skraparit sot më datë 10.08.2018, në rrugën Servan-Çepan, derisa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë dy turistet e huaja, motoçikleta e tyre kishte pësuar defekt.
Si pasojë e këtij defekti policia njofton se turistet kishin mbetur në rrugë në vendin e quajtur “Pularia”.
Policia me të marrë informatën, brenda një kohe të shkurtër i gjeti të dyja turistet e huaja, të cilat u transportuan për në Komisariatin e Policisë Skrapar bashkë me motoçikletën e prishur.
“Turistet falënderuan punonjësit e policisë për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe për korrektësinë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e lëshuar nga Policia e Skraparit.
Ky institucion njofton po ashtu se është në shërbim të turistëve të cilët janë të lutur të telefonojnë për çdo problem në numrin e telefonit 112./Telegrafi/