Site icon Telegrafi

Dy turistë humbin në malin e Korabit

Burime nga Policia e Dibrës bëjnë me dije se dy turistë në vendin tonë kanë humbur kontaktet që mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se bëhet fjalë për një shtetas çek dhe një francez, ndërsa ata kishin nisur një ekspeditë në malin e Korabit.

Forcat e policisë janë në kërkim të turistëve, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar nga mediat. Policia thotë se për herë të fundit dy shtetasit e huaj janë parë në fshatin Radomit.

Ata kanë qenë të pajisur me GPS, por që prej ditës së djeshme nuk ka sinjal. /Telegrafi/

Exit mobile version