Zyrtarët kanadezë kanë dënuar dy turistë amerikanë me nga 20.000 dollarë kanadezë (rreth 16.000 dollarë amerikanë), për posedim të dokumenteve të rrejshme për vaksinim kundër COVID-19.
Turistët e paidentifikuar kanë udhëtuar nga SHBA-të drejtë Kanadasë gjatë 18 korrikut. E zyrtarë të agjencisë së Shëndetit Publik në Kanada, dënuan dyshen katër herë – në një total prej 19.720 dollarë kanadezë, transmeton Telegrafi.
Dokumentet e falsifikuara kinse dëshmonin se janë vaksinuar dhe kishin kryer teste para udhëtimit. Sipas kësaj agjencie kanadeze, të gjithë turistët obligohen t’i përgjigjen me saktësi pyetjeve të autoriteteve kompetente dhe çdo informacion i rrejshëm përbën shkelje të rëndë.
Në anën tjera agjencia kufitare e Kanadasë, ka njoftuar se punon ngushtë me partnerët e brendshëm dhe ata të jashtëm për të zbuluar çfarëdo lloj dokumenti të falsifikuar. /Telegrafi/