Po vazhdon të rritet numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm rreth orës 03:54, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.
“BallkanWeb” raporton nga Thumana se ekipet e shpëtimit sapo kanë nxjerrë nga rrënojat dy trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e viktimave në 20.
Pamjet tregojnë momentin e nxjerrjes së trupave të pajetë nga rrënojat, të cilët janë anëtarë të së njëjtës familje, përkatësisht nënë e bir.