Telegrafi

Dy trena kanë goditur në objektet e hedhura përgjatë vijës hekurudhore tek Smokvica

Treni për udhëtar dhe bartje të mjeteve mbrëmë ka goditur në objektet e hedhura bina në afërsi të Stacionit hekurudhor Smokovica, me çka nuk ka të persona të lënduar, por janë identifikuar dëme materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në polici mbrëmë në orën 17:05 është lajmëruar se në afërsi të stacionit hekurudhor Smokovica treni për udhëtar në relacionin Gjevgjeli-Shkup, ka goditur në një karrige prej betoni. Nga përplasja janë identifikuar dëme materiale, me dëmtimin e pjesës së përparme të trenit, i cili ka vazhduar rrugën deri në Shkup.

Në të të njëjtin vend, mbrëmë rreth orës 19:45 në tren për transportin e mallrave në relacionin Gjevgjeli-Shkup, ka goditur në mjete të lënë në bina, ndërsa treni pastaj ka filluar rrugën e saj pa dëmtime. /Telegrafi/