Site icon Telegrafi

Dy trajnerët e njohur Egzoni dhe Mirgena japin këshilla fitnesi për Ramazan për të gjithë ata që agjërojnë

Sonte (e premte) nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit.

Myslimanët anë e mbanë globit janë përgatitur për të agjëruar në 30 ditët e Ramazanit, për të përfituar të gjitha benefitet trupore që sjell agjërimit.

E për të gjithë ata që janë në dilemë nëse duhet ushtruar në palestër gjatë këtij muaji – vlen të përmendet se një gjë e tillë preferohet shumë nga trajnerët.

“Të gjithë myslimanët që agjërojnë, nuk hanë e nuk pinë nga agimi deri në perëndim. Qëllimi i agjërimit është t’iu mësojë njerëzve durimin, disiplinën dhe modestinë.
Stërvitja është çelësi kryesor. Mos hiqni dorë nga ushtrimet. Nuk humbni shumë muskuj dhe forcë nëse nuk merreni me ushtrime gjatë Ramazanit”, ka thënë për Telegrafin trajneri i ‘crossfit’-it, Egzon Shkololli.

Edhe bashkëshortja e tij, trajnerja Mirgena, ka të njëjtat këshilla, duke u thënë të bëjnë kujdes të shtuar sidomos në marrjen e proteinave.

“Keni kujdes hani mjaftueshëm ushqim të shëndetshëm dhe të bollshëm të pasur me vitamina dhe proteinë. Gjatë Ramazanit Koha më e mirë për ushtrime është dy orë para Iftarit gjë e cila do të ju bëjë te hani disa herë pas stërvitjes dhe do të rikuperoheni më shpejtë”, ka thënë Mirgena.

Ndërkohë, Shkololli këshillon që të pihet më shumë ujë, në mënyrë që muskujt dhe trupi të qëndrojnë sa më të dehidruar.

“Mos Harroni të konsumoni sa me shumë ujë. Uji ndihmon në dërgimin e oksigjenit te muskujt dhe i bën ata më efiçientë kur stërviteni. Mund ti bësh te dyja këto nuk ka justifikime agjërimi dhe ushtrimet janë kombinimi më i mirë që një trup te ketë sukses”, ka thënë tutje Egzoni.

Agjërim të lehtë!

/Telegrafi/

Exit mobile version