Site icon Telegrafi

Dy tifozë të vdekur nga rrëmuja e krijuar në stadiumin e finales në Kupën e Botës 2010 (Foto/Video)    

Dy tifozët kanë gjetur vdekjen në Afrikën e Jugut, pasi janë shtypur nga turma e tifozëve tjerë, të cilit kishin ardhur ta ndjekin ndeshjen mes Kaizer Chiefs dhe Orlando Pirates.

Sipas njoftimeve të mediave të Afrikës së Jugut, dy njerëz kanë vdekur dhe disa përkrahës tjerë të skuadrave janë lënduar.

Reporteri pranë dy tifozëve të vdekur

Televizioni shtetëror SABC, duke përmendur zyrtarët e stadiumit, tha se ‘stampedo’ apo rrëmuja ndodhi në një nga portat e stadiumit në Johanesburg.

FNB Stadium, kapaciteti 95 mijë ulëse

Deri tek vdekja e dy tifozëve erdhi pasi ndeshja kishte filluar dhe tifozët dëshironin të hynin më shpejt në stadium.

Pavarësisht nga rrëmuja e krijuar dhe vdekja e dy tifozëve, ndeshja vazhdoi dhe përfundoi me fitoren 1-0 të Kaizer Chiefs, të cilët fituan Carling Black Label Cup Champions 2017.

Stadiumi i stërmbushur

Stadiumi është shtëpia e ekipit kombëtar të futbollit të Afrikës së Jugut dhe mund të mbajë deri në 95.000 tifozë, ndërsa për këtë ndeshje thuhet se të gjitha biletat kanë qenë të shitura dhe stadiumi ka qenë i stërmbushur.

Ky stadium gjithashtu priti edhe finalen e Kupës së Botës në vitin 2010. /Telegrafi/

Exit mobile version