Telegrafi

Dy tifozë të Liverpoolit përfundojnë në spital pasi u sulmuan në Napoli

(Foto: Getty Images/Guliver/Twtter)

Dy tifozë të Napolit janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve në kokë, pasi huliganët e Napolit kanë hedhur shishe xhami mbi turmën e tifozëve mysafirë.

Mysafirët nga Anglia janë parë të gjakosur, teksa janë bartur me autoambulancë drejt spitalit për t’u mjekuar – njofton Liverpool Echo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Dhuna ka ardhur vetëm dy ditë pasi tifozët e Liverpoolit ishin këshilluar që të mos largoheshin nga hoteli dhe të mos mbanin simbole të klubit kur të dilnin në qytet, ndërsa udhëtimi drejt stadiumit ka qenë i organizuar.

(Foto: Twitter/Liverpool News 365)

Klubi anglez i ka njoftuar mbështetësit e vet për rrezikun me të cilin përballen në rast të udhëtimit drejt qytetit italian.

Liverpooli është mysafir i Napolit në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në San Paolo. /Telegrafi/