Site icon Telegrafi

Dy tifoze paraqitën një slogan të paparë në tribuna duke i dërguar një kërkesë të çmendur Ronaldos

Portugalia e futbollit u kualifikua në Kampionatin Botëror të Katarit pasi fitoi 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, pornjë parullë në tribunë nga dy tifoze për Cristiano Ronaldon tërhoqi shumë vëmendje.

“Ronaldo na jep spermën tënde”, shkruanin ato në një letër që shoqërohej me flamujt e Portugalisë dhe Brazilit dhe një vizatim të spermës.

Kamerat e kapën këtë detaj dhe fotografia u bë hit në rrjetet sociale për shkak të lutjes dhe kërkesës së tyre të pabesueshme, shkruan AS.

Është logjike që tifozët të kërkojnë fanella, apo ndonjë nga rekuizitat e idhujve të tyre, por diçka e tillë u pa për herë të parë në stadiumet e futbollit.

Meqë ra fjala, Ronaldo do të bëhet sërish baba i binjakëve pas disa ditësh me të dashurën e tij Georgina Rodríguez.

 

Modelja tashmë është gati për lindjen e fëmijëve të saj, ndërsa pak ditë më parë ka treguar se si duket dhoma e binjakëve që do të lindin. /Telegrafi/

Exit mobile version