Site icon Telegrafi

Dy tifozë koreanë kompensohen shkaku që Ronaldo nuk kishte luajtur në miqësoren e zhvilluar në vitin e kaluar

Dy tifozë nga Korea Jugore janë kompensuar me 300 euro shkaku që Cristiano Ronaldo nuk kishte luajtur në një miqësore të zhvilluar në mes të Juventusit dhe K-League All-Stars.

Rreth 60 mijë tifozë ishin të pranishëm në atë stadium, derisa pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte qëndruar në bankën rezervë gjatë gjithë takimit.

34-vjeçari nuk ishte inkuadrua në lojë dhe Maurizio Sarri ishte arsyetuar se nuk e aktivizoi atë shkaku i një lëndimi në muskuj.

Tifozët ishin shprehur mjaftë të acaruar që nuk e kishin parë portugezin në fushë, madje dy prej tyre ishin ankuar edhe në instancat më të larta.

Ata kishin marrë një premtim se Ronaldo do të luante së paku 45 minuta, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi dhe dy tifozët janë kompensuar me nga 300 euro.

Besohet se edhe dy mijë tifozë të tjerë janë ankuar me këtë gjë, por që ende nuk janë rimbursuar. /Telegrafi/

Exit mobile version