Telegrafi

Dy tetovarë paditen për vjedhje të rëndë dhe falsifikim dokumentacioni

Dy tetovarë janë paditur nga policia pasi që dyshohen të kenë kryer veprën penale të “vjedhjes së rëndë” dhe “falsifikim dokumentacioni”.

M.A (22) dhe E.A (27) dyshohet se natën e 19 dhe 20 tetorit të këtij viti, kanë kryer vjedhje në një depo me mjete muzikore, me vlerë prej 30 mijë denarësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mjetet i kanë fshehur aty afër, që më pastaj të vijnë me veturë dhe t’i transportojnë.

Pikërisht vetura ka patur dokumente të falsifikuara, pra regjistrim të një veture tjetër./Telegrafi/

*Foto nga Arkiva