Site icon Telegrafi

Dy tërmete godasin veriun e Shqipërisë gjatë natës

Veriu i Shqipërisë është goditur nga dy tërmete gjatë natës së kaluar.

Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 04:20 dhe kishin magnitudë 4.1.

Sipas EMSC tërmeti ka pasur epiqendrën 12 kilometra në veri të Koplikut si dhe thellësi prej 10 kilometra.

Ndërkohë lëkundja e dytë janë ndjerë rreth orës 04:40 me një magnitudë më të ulët, 3.4 të shkallës Rihter. Kjo lëkundje është matur 102 kilometra në perëndim të Prizrenit.

Deri tani, nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale në zonat ku është ndjerë lëkundjet e tërmetit. /Telegrafi/

Exit mobile version