Site icon Telegrafi

Dy tërmete dridhin Malin e Zi brenda 10 minutave

Një tërmet prej 5.2 shkallë të Rihterit ka dridhur sot Malin e Zi rreth orës 11:46 minuta, shkruajnë mediat malazeze.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Plavës në malin Visitor, në një thellësi prej pesë kilometra, transmeton Telegrafi.

Pas dridhjes së parë, dhjetë minuta më vonë pjesa lindore e Malit të Zi është prekur nga tërmeti i dytë prej 3.2 shkallë të Rihterit. Ndërkaq, tërmeti prej 5 ballë të Rihterit konsiderohet si tërmet i fuqishëm.

Ky tërmet ka shkaktuar panik në Plavë dhe Guci në Adrijevic, Berane, Podgoricë dhe në qytetet e tjera.

Zyrtari për mbrojte dhe shpëtim në Plavë, Mirza Medunjanin ka deklaruar se tërmeti ka dridhur shumë qytetin, por deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë të saktë lidhur me dëmet e shkaktuara. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version