Ky është momenti kur një panjohur me kapuç ndjek një vajzë 11-vjeçare ndërsa ajo shkon në shkollë në Mançester.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të kapura nga kamerat e sigurisë të vendosura nga një banor lokal, të cilat edhe i janë dorëzuar autoriteteve policore të Mançesterit.
Siç thuhet më tej, ajo për fat të mirë ka arritur të shmangte rrëmbimin.
Por çfarë i ka shqetësuar prindërit e kësaj ane është fakti se një incident i ngjashëm aty afër u raportua edhe një ditë më parë.
Në incidentin që u kap nga kamerat e sigurisë, vajza shihet me një çantë shpine dhe duke mbajtur një qese plastike.
E burri, i cili duket se mban një xhaketë blu dhe pantallona të errëta ecën nëpër kryqëzim, me kapuçin e tij të xhaketës që e vendos në kokë.
Vajza duket se e kupton se në çfarë situate gjendet kur ai e rrit ritmin e tij. Ajo ndalon pranë një peme dhe njeriu dyshohet se kishte për qëllim për ta rrëmbyer atë.
Policia dyshon se dy incidentet janë të lidhura, duke pasur parasysh distancën e shkurtër mes tyre dhe faktin se të dyja vajzat dhanë një përshkrim të ngjashëm të njeriut në fjalë. /Telegrafi/