Militantët kurdë kanë kryer një sulm me makinë-bombë në një postbllok ushtarak në juglindje të Turqisë, dhe pastaj kanë hapur zjarr në ndërtesë, duke vrarë një ushtar dhe një civil, si dhe duke plagosur shtatë ushtarë të tjerë, njoftojnë burimet e sigurisë.
Ushtria turke dhe militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdistian (PKK) janë duke u përleshur në baza ditore që nga prishja e armëpushimit ndërmjet tyre në korrik të vitit 2014.
Nga këto luftime janë vrarë mijëra militantët, anëtarë të forcave të sigurisë dhe civilë, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.
Sulmi i sotëm, i cili është më i fundit me makinë-bombë, e ka pasur për qëllim avanpostin e fshatit Cevizpinar në provincën Mardin, afër kufirit me Sirinë.