Telegrafi

Dy të vdekur pasi një helikopter Black Hawk u rrëzua në Alabama – pamje që thuhet se tregojnë momentin e ‘përplasjes për tokë’

Dy persona kanë vdekur pasi një helikopter Black Hawk nga Garda Kombëtare e Tennessee u rrëzua në Alabama.

“Ne nuk kemi të mbijetuar”, tha hetuesi Brent Patterson, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Askush në tokë nuk u lëndua, por Garda Kombëtare konfirmoi se dy nga ekuipazhi kishin vdekur.

UH-60 Black Hawk thuhet se ishte në një mision stërvitor kur u rrëzua dhe u përfshi nga flakët rreth orës 15:00 me orën lokale të së mërkurës.

Trupa nga patrulla e autostradës së Agjencisë së Zbatimit të Ligjit në Alabama ishin në vendngjarje, së bashku me zyrtarë nga zyra e sherifit lokal.

Ndërkohë në mediat sociale janë publikuar disa pamje në të cilat pretendohet se shihet momenti i rrëzimit.

Black Hawk është përdorur nga forcat e armatosura në mbarë botën për dekada dhe konsiderohet si një “fluturake e besueshme dhe e adaptueshme”.

Ai mund të mbajë deri në 12 trupa dhe ushtria amerikane operon më shumë se 2000 prej tyre. /Telegrafi/