Site icon Telegrafi

Dy të vdekur pas shpërthimit në një minierë në Iran

Një shpërthim i madh ka goditur një minierë lokale në Iran, duke lënë të ngujuar të paktën 80 minatorë.

Sipas agjencionit shtetëror të lajmeve IRNA, disa nga personat e ngujuar kanë vdekur pas shpërthimit në minierën Zemestanyurt, e cila gjendet në afërsi të qytetit Azadshahr.

Ndërsa sipas raportimeve të Press TV, të paktën dy persona kanë humbur jetën përderisa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Exit mobile version