Site icon Telegrafi

Dy të vdekur pas rrëzimit të tij, momenti kur vinçi 30 metra i lartë ra si pasojë e erërave të forta në Krakov të Polonisë

Dy punëtorë ndërtimi humbën jetën kur erërat e forta rrëzuan një vinç kullë në Krakov të Polonisë, ndërsa dy të tjerë u lënduan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njëri që e pësoi me fatalitet ishte duke punuar në çatinë e një objekti, ndërsa tjetri ishte në tokë.

Njëri prej tyre u deklarua i vdekur në vendngjarje ndërsa tjetri vdiq më vonë nga plagët e marra.

Vinçi – një model i rregullt me lartësi rreth 30 metra – ishte duke punuar në një ndërtesë pesëkatëshe dhe ishte jashtë shërbimit në atë kohë për shkak të stuhisë.

Një deklaratë nga kompania ka thënë se “më 17 shkurt, në kantierin në Krakov, vinçi i kullës u përmbys si rezultat i një shpërthimi të dhunshëm të erës dhe fenomeneve të papritura shoqëruese të motit”.

Të gjithë vinçat në të gjithë Poloninë u nxorën nga shërbimi. Prandaj, në kabinën e makinës nuk kishte asnjë operator.

Fatkeqësisht, katër persona që punonin për një nënkontraktor u lënduan dhe njëri e pësoi me vdekje. /Telegrafi/

Exit mobile version