Nga kompania kineze e prodhimit të veturave, Nio bënë të ditur se dy persona kanë humbur jetën pasi që një veturë rra nga kati i tretë i zyrave të tyre në Shangai.
BBC shkruan se një pjesëtar i stafit të kompanisë Nio dhe një person tjetër nga një kompani partnere vdiqën në këtë përplasje.
Incidenti ndodhi të mërkurën bënë të ditur nga kompania. Personat që humbën jetën ndodheshin brenda veturës në momentin kur vetura rra nga ndërtesa, përcjell Telegrafi.
Nga Nio thanë se në bashkëpunim me zyrtarët e qeverisë menjëherë kanë filluar hetimet në lidhje në lidhje me atë se si ndodhi incidenti.
“Kompania jonë po bashkëpunon me departamentin publik në mënyrë që të fillojmë një hetim dhe të bëjmë një analizë në lidhje me shkakun e aksidentit. Duke u bazuar në analizat e bëra dhe situatën në vend ngjarje, fillimisht mund të konfirmojmë se ky është një aksident që nuk është shkaktuar nga ndonjë defekt i veturës” u tha në deklaratën e lëshuar nga kompania.
Kati i tretë, nga ku edhe ra vetura, zakonisht përdoret si një sallë ekspozite, zonë për testim ose parkim të veturave. /Telegrafi/
Terrible story of two test drivers at #China’s electrical vehicle manufacturer NIO being killed when a car somehow smashed out of a building and came crashing down from a great height. pic.twitter.com/4ZNI2t7LqZ
— Stephen McDonell (@StephenMcDonell) June 23, 2022