Site icon Telegrafi

Dy të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Gjermani

Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani.

Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, aksidenti ndodhi pranë aeroportit model Greding të Bavarisë.

“Dy burra u vranë në një aksident me helikopter ultra të lehtë në Frankoninë e Mesme. Helikopteri u rrëzua në një pyll”, tha zëdhënësja e policisë Janine Mendel.

Shkaku fillimisht ishte i paqartë.

Ende nuk dihet se ku janë nisur 50 dhe 76 vjeçarët me helikopterin ultra të lehtë dhe ku kanë dashur të shkojnë, tha Mendel.

Sipas gjetjeve fillestare, ata ishin “njerëz që pilotimin e kishin hobi”.

Një ekspert i Byrosë Federale të Hetimit të Aksidenteve të Avionëve dhe dy specialistë të policisë kriminale ndodhen në vendin e aksidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version