Së paku dy persona kanë humbur jetën në një fatkeqësi ajrore e cila ndodhi në Australi.
Avioni privat i llojit Broumby 610 u rrëzua në afërsi të qytetit Leigh Creeka, ndërsa në aksidentin humbi jetën piloti 49 vjeçar dhe bashkudhëtarja një vjet më e re.
Fluturakja u rrëzua jo shumë larg aeroportit, ndërsa mediat lokale lajmërojnë se pësoi Peter Gesler, pronar i një ferme të madhe për kuaj në Queensland.
Është ngritur hetim për shkaqet e fatkeqësisë. /Telegrafi/