Site icon Telegrafi

Dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit, dy persona kanë vdekur nga COVID -19.

Ndërkaq, nga 58 testime të bëra 11 persona kanë rezultuar pozitiv.

Po ashtu 14 persona janë hospitalizuar dhe se 93 raste janë aktive.

Në Kosovë që nga njoftimi për rastet e para deri me tani, nga COVID-19 kanë vdekur 3,206 persona.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./Telegrafi/

Exit mobile version