Telegrafi

Dy të vdekur në një spital në Nju Jork, burri qëlloi gruan dhe më pas u vetëvra!

Dy të moshuar rreth të 70-ave kanë vdekur nga të shtënat me armë në një spital në Nju Jork.

Mediat e huaja raportojnë se burri qëlloi gruan dhe më pas u vetëvra.

Ata u gjetën në një dhomë në katin e katër të spitalit Westchester në Valhalla.

Të shtënat u raportuan rreth 9:39 të mëngjesit, përcjell oranews.tv.

Zëdhënësi i policisë, Tom Gleason tha në një konferencë për shtyp se në vendngjarje u gjet një armë kalibri 38.

“Unë kam ardhur në spital dhe unë u njoftua nga personeli tjetër i spitalit se ata janë evakuuar dhe se kishte të shtëna në katin e katërt të spitalit”, tha për LoHud, punonjësi i Qendrës Mjekësore të
Westchester, Jaime Kuhn.

Thuhet se në katin e katërt ndodhet Njësia e Kujdesit Intensiv (ICU).

Autoritetet nuk pranojnë të japin detaje të tjera.