Site icon Telegrafi

Dy të vdekur në një restorant në Madrid – zjarri nisi pasi një kamerier dështoi me shoun “mishi në flakë”

Dy persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë janë plagosur në Madrid shkaku i një zjarri që ka kapluar restorantin, i cili besohet se është shkaktuar pa dashje nga një kamerier.

Zjarri ra në Burro Canaglia Bar and Resto, restorant italian në lagjen Salamanca të kryeqytetit spanjoll.

Dëshmitarët okularë pohuan se zjarri filloi pasi një kamarier kreu një flambe – një teknikë gatimi ku mishit i hidhet alkool përpara se të merr flakë, raporton skynews.

Flakët nga pjata u përhapën në mure dhe tavan, tha dëshmitari okular për gazetën spanjolle El Pais.

Shërbimet e urgjencës njoftuan se zjarri filloi pranë hyrjes së restorantit dhe bllokoi rrugën kryesore të arratisjes për darkuesit.

Ndryshe, policia spanjolle ka nisur një hetim më të zgjeruar rreth incidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version