Telegrafi

Dy të vdekur në aksident komunikacioni në Ponoshec të Gjakovës

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në Ponoshec të Gjakovës, me ç’rast dy persona kanë humbur jetën, kurse dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Aksidentin tragjik e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij”, tha zëdhënësi i Policisë.

“Në vend ngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e dy personave, pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Gjurkaj.

Sipas tij, në vendngjarje ka dalë kryeprokurori dhe po kryhet shikimi i vendit të ngjarjes. /Telegrafi/