Sektori i punëve të brendshme në Shkup bën të ditur se në 13 aksidente të ndodhura dje në Shkup kanë vdekur dy persona, kurse janë lënduar shtatë persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të një numri të madh shkeljesh në komunikacion, 18 shoferë janë dënuar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, një tjetër ka qenë i dehur, tre shoferë tjerë kanë kaluar në të kuqen, si edhe 16 të tjerë nuk kanë patur patent shoferi ose nuk e kanë patur automjetin e tyre të regjistruar./Telegrafi/