Site icon Telegrafi

Dy të vdekur e disa të ngujuar pas rrëzimit të një ndërtese katërkatëshe në Spanjë (Foto/Video)

Dy persona raportohen të vdekur pasi një ndërtesë me disa njerëz të bllokuar brenda u rrëzua në një vendpushim turistik pranë një bari në Tenerife, Spanjë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, blloku katër-katësh në Los Cristianos, ngjitur barit, u rrëzua sot rreth orës 10:00 paradite, transmeton Telegrafi.

Po sipas medieve të huaja, policia, zjarrfikësit, paramedikët dhe punëtorët e Kryqit të Kuq janë në vendin e ngjarjes, si pjesë e një operacioni të madh të shpëtimit.

Një banor vendas tha se kishte dëgjuar një shpërthim para se të shembej ndërtesa, duke nxitur spekulimet se kemi të bëjmë me një rrjedhje gazi, edhe pse raportet e tjera thanë se kanë qenë duke u bërë punime në njërën nga banesat e kësaj ndërtese.

Dy persona raportohen të vdekur dhe deri në 15 persona të tjerë thuhet të kenë mbetur të bllokuar brenda. /Telegrafi/

Exit mobile version