Site icon Telegrafi

Numri i të vdekurve shkon në tre, dhjetëra të lënduar – të dhënat e fundit nga Zagrebi që u përfshi nga një stuhi e fuqishme

(E plotësuar) Kroacia Veriore dhe qendrore dhe Sllavonia u përfshinë nga një stuhi e tmerrshme.

Sipas mediave kroate, era e fortë dhe shiu i dendur krijuan kaos në Zagreb.

Era shkatërruese “mori gjithçka me vete” dhe shiu i madh përmbyti rrugët.

Ndërkohë që raportohet se dëmi i shkaktuar është i madh dhe se raportohet për tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. /Telegrafi/

++++++++

Dy të vdekur dhe të tjerë të lënduar rëndë – të dhënat e fundit nga Zagrebi, kryeqyteti kroat që u përfshi nga një stuhi e fuqishme

Për shkak të stuhisë që goditi Zagrebin rreth orës 16:00, shërbimet e urgjencës kanë marrë mbi 700 telefonata, kanë bërë të ditur autoritetet e kryeqytetit të Kroacisë.

Këtu, siç raportohet më tej, janë përfshirë edhe disa raportime për persona të lënduar dhe vetëm zjarrfikësit kanë pasur 50 ndërhyrje.

“Qendra e qarkut 112 Zagreb ka vështirësi në komunikimin me shërbimet emergjente dhe komunale për shkak të numrit të madh të thirrjeve në një kohë të shkurtër (mbi 700 thirrje në 45 minuta)”, ka njoftuar Drejtoria e Mbrojtjes Civile e këtij qyteti.

Lexo po ashtu "Ky është apokalipsi": Një stuhi e fuqishme përfshiu Zagrebin, në qendër të qytetit sikur kishte rënë errësira

Por, siç raportojnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, për fat të keq, atje është raportuar edhe për dy të vdekur, kanë njoftuar nga Instituti i Trajnimit të Mjekësisë Emergjente të qytetit të Zagrebit.

“Kemi dy burra që vdiqën si pasojë e rënies së pemëve. Ata kishin lëndime të shumta në kokë”.

Ky institut ka shtuar se po bëhen specifikime, por se në të gjithë qytetin ka një numër të madh të të lënduarve dhe disa janë të lënduar shumë rëndë. /Telegrafi/

Exit mobile version