Telegrafi

Dy të vdekur dhe pesë të zhdukur pas shpërthimit në Gjermani

Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë janë ende të zhdukur pas një shpërthimi në një park kimik në qytetin gjerman të Leverkusen.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 30 persona pësuan lëndime në shpërthim, duke përfshirë tre që u lënduan “rëndë”, tha komuna në një deklaratë.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së martës në një fabrikë të djegies së mbeturinave në Leverkusen, një qytet në rajonin perëndimor të North Rhine-Westphalia.

Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë.

Komuna tha se një rezervuar tretësish po digjej, por tha se flakët ishin shuar pas katër orësh dhe situata u vu nën kontroll. /Telegrafi/