Një ballkon në një klub nate në qytetin meksikan të San Luis Potosí u shemb nga një lartësi prej gjashtë metrash.
Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë gjetur vdekjen dy persona dhe janë lënduar disa të tjerë.
MEXICO🇲🇽 – a night out at the club turned tragic for these young people. At least 20 people fell from the terrace of the club to the ground below. The terrace is located on the third floor of the "Rich" bar in San Luis Potosí. They fell at least 6 meters.
3 people did not make… pic.twitter.com/WYWCnA0LJS
— The Many Faces of Death (@ManyFaces_Death) June 8, 2024
Sekretari i këshillit të qytetit Jorge Hernandez ka thënë se “prania e pakontrolluar e njerëzve në këtë ngjarje ka bërë që një nga kangjellat në katin e tretë të qendrës tregtare Altus të shembet duke shkaktuar këtë tragjedi që u mori jetën dy personave dhe sipas informacioneve që kemi tani janë rreth 15 të lënduar, disa prej tyre seriozisht”.
#BREAKING : At least two people were killed and 15 injured when a balcony collapsed on the third floor of the Rich bar in San Luis Potosí, Mexico.#Mexico #Richbar #SanLuisPotosí #BalconyCollapse pic.twitter.com/uQYhaghkMB
— upuknews (@upuknews1) June 9, 2024
Sipas raportimeve të mediave, pesë persona janë lënduar rëndë dhe ndodhen në terapi intensive.
Zyrtarët e qytetit thanë se qendra tregtare ku ndodhet klubi është e mbyllur për vizitorët.
Sipas informacioneve paraprake, organizatorët e ngjarjes masive nuk kanë pasur leje për mbajtjen e saj dhe tanimë ka filluar një hetim. /Telegrafi/