Site icon Telegrafi

Dy të vdekur dhe afër 200 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 të mërkurën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 926 testime, 191 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Sot janë shëruar 255 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 1,325.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.568 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.515 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.002 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,719 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version