Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit, dy persona të infektuar me coronavirus kanë vdekur, ndërkaq janë regjistruar 49 raste të reja me COVID-19.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë).
“Numri total i rasteve pozitive është 16.179 raste nga 74.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 647 raste të vdekjes”, njofton IKSHPK, transmeton Telegragi.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 53 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,335 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,197.
Rastet pozitive janë nga këto komuna:
Prishtinë 27 raste,
Gjilan 7 raste,
Fushë Kosovë 4 raste,
Viti 4 raste,
Kaçanik 2 raste
Nga një rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Skenderaj, Graçanicë dhe Vushtrri, thuhet ne njoftim. /Telegrafi/