Site icon Telegrafi

Dy të vdekur dhe 32 raste të reja me COVID-19

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042.

Në total numri i rasteve aktive është 709.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 148 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.630 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version