Të paktën dy persona ndërruan jetë dhe 20 të tjerë u raportuan të zhdukur pas reshjeve të mëdha në zonën jug-lindore të Francës përfshirë dhe Italinë veri-perëndimore.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, stuhia Aleks solli erëra të ashpra dhe shi të rrëmbyeshëm në këto zona.
Një numër fshatrash në veri të Nicës në Francë, pësuan dëme serioze nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut; duke iu shkaktuar edhe shembje shtëpive, urave dhe rrugëve.
Në veri-perëndim të Italisë, përmbytja u përshkrua si ndër “historike”. Një pjesë e një ure mbi lumin Sesia reflektoi me shembje.
Franca
Kryeminstri francez, Jean Castex, e ka mobilizuar ushtrinë dhe ka lansuar fonde emergjente për t’i trajtuar përmbytjet më të këqija në Francën jug-lindore.
Rreth 20 persona thuhet se janë zhdukur, ose ende nuk kanë arritur të kontaktojnë me familjarët e tyre.
“Nuk kemi informata për fatin e shumë personave”, u shpreh Castex.
Italia
Viktimat në Itali ishin një zjarrfikës 53-vjeçar në Luginën Aosta, i cili vdiq gjatë një operacioni shpëtimi, dhe një 36-vjeçar, makina e të cilit u fut në një lumë në rajonin e Piemonte. Vëllai i tij i cili kishte qenë me të, arriti të dilte nga makina.
Një pjesë e një ure kryesore mbi lumin Sesia në provincën Vercelli të Piemonte u shemb pak, pasi ishte rihapur të shtunën pasdite.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të Piemonte, disa fshatra u përballën me disa probleme pasi reshjet i bënë rrugët të pakalueshme. Situata atje u përshkrua si “jashtëzakonisht kritike” nga zyrtarët.