Site icon Telegrafi

Dy të vdekur dhe 19 të plagosur në shkollën e Kentuckyt

Dy persona janë vrarë dhe së paku 19 janë plagosur sot gjatë një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në Kentucky të SHBA-ve.

Tragjedinë e shkaktoi një nxënës 15-vjeçar, i cili hapi zjarr me një pistoletë brenda shkollës, duke vrarë dy shokë të klasës dhe duke plagosur 19 të tjerë, dhe duke shkaktuar frikë tek qindra nxënës të tjerë.

Është njoftuar se policia e ka arrestuar sulmuesin e dyshuar, por nuk janë bërë ende të ditura motivet e sulmit

“Ai ishte kapur nga departamenti i sherifit këtu në shkollë, fatmirësisht para se të merrte më shumë jetë”, tha shefi i policisë së shtetit në Kentucky, Michael Webb

Ky është sulmi i parë fatal në SHBA i kryer në vitin 2018. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version